Surprise Me!

Gruevski: Serbia dhe Kosova shembull i mirë për zgjidhjen e kontestit

2015-08-21 3 Dailymotion

Populli maqedonas kurrë nuk do të pranojë që të riemërohet dhe Kombet e Bashkuara nuk guxojnë të rrinë duarkryq për këtë çështje. Kështu ka deklaruar kryeministri Nikola Gruevski në fjalimin e mbajtur mbrëmë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Gruevski tha se 22 vjet janë shumë kohë për vendnumërim dhe se janë një provë e mjaftueshme se duhet të ketë ndryshime në lojën që bën Greqia

"Populli maqedonas kurrë nuk do të pranojë të riemërohet, dhe nëse kjo çështje nuk mund të zgjidhet tani, edhe pse ne jemi më të interesuar për zgjidhjen e saj dhe sinqerisht dëshirojmë një zgjidhje që do të jetë e qëndrueshme, e balancuar dhe më e rëndësishmja e pranueshme nga të dy palët, atëherë ndonjë gjeneratë tjetër në rrethana të tjera mund ta zgjidhë, por pikërisht mbi bazën e vlerave, parimeve dhe qëndrimeve që më parë i përmenda, e që flasin për një zgjidhje të drejtë dhe të ndershme, pa fitues dhe humbës. Mirëpo, personalisht konsiderojë se ne nuk duhet ti lëmë temat e nxehta për gjeneratat e ardhshme", deklaroi Nikola Gruevski, kryeministri i Qeverisë së RM-së.

Duke pasur parasysh se Kombet e Bashkuara janë një organizatë e formuar për ta mbrojtur të drejtën ndërkombëtare,Gruevski kërkoi që aktivisht të përfshihen në zgjidhjen e kontestit me emrin. Asnjë normë e të drejtës ndërkombëtare nuk imponon që ndonjë vend të mund të quhet sikurse dëshiron - theksoi Gruevski, duke pyetur me këtë rast -- se për çfarë na duhet e drejta ndërkombëtar nëse nuk e respektojmë.

"OKB-ja nuk duhet të rrij duarkryq dhe të jenë të kënaqur me situatën e status kuos, për shkak se kjo është tregim i papërgjegjshmërisë plotësuese. OKB-ja duhet të jetë e vetëdijshëm për këtë situatë të pashpresë, që të ndihmojnë me mekanizmat e veta, përmes Asamblesë së Përgjithshme dhe Këshillit të Sigurimit, mbi bazën e së cilës rezolutë bisedojmë me fqinjin tonë, që të arrihet një zgjidhje që do ti zhbllokoj perspektivat e vendit tim. Ndërsa në të kundërtën,OKB-të do të përballen përsëri me një dështim dhe do të mbajnë përgjegjësi për shkak të mosreagimit në pajtim me parimet dhe vlerat e veta", tha Nikola Gruevski, kryeministri i Qeverisë së RM-së.

Pozicionet e ngurta greke nga të cilët nuk ka lëshim pe - në fjalimin para Kombeve të Bashkuara -- i përsëriti nënkryetari i Qeverisë greke, Evangelos Venizelos. Ai theksoi se Maqedonia duhet të pranojë emrin e ri me përcaktim gjeografik edhe atë për përdorim të përgjithshëm.

"Ne duam ti zhvillojmë marrëdhëniet tona me ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, mbi baza të parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe në kuadër të marrëdhënieve të mira fqinjësore. Greqia është angazhuar gjatë procesit të negociatave në Kombet e Bashkuara që të gjendet një zgjidhje lidhur me kontestin për emrin. Prandaj i vazhdojmë përpjekjet tona që të gjejmë së bashku një emër të pranueshëm për të gjitha përdorimet, erga omnes, që nuk do të lë zona gri dhe do të lejojë një përkufizim të qartë ndërmjet vendit tonë fqinj dhe rajonit - Maqed...

Buy Now on CodeCanyon