SHKODER - Një aksident i rëndë u shënua në orët e para të mëngjesit të sotëm në hyrje të Shkodrës.<br /><br />Dy mjete u përplasën pranë urës së Bexhistenit në Shkodër.<br /> <br />Nga të dhënat e para mësohet se 4 persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spitalin e Shkodrës. Njëri prej të plagosurve është në gjëndje të rëndë dhe menjëherë është dërguar drejt Tiranës në spitalin e Traumës për t'i dhënë ndihmën e specializuar mjekësore.
