LEZHE- Reshjet e shumta të shiut që kanë përfshirë territorin shqiptar kanë krijuar edhe problemet e para në këtë fillimvjeshte. Si pasojë e nivelit të shirave gjatë ditës së sotme, është përmbytur aksi hyrës që lidh superstradën me Shëngjinin.

Probleme po kështu janë krijuar edhe në bulevardin kryesor të qytetit të Lezhës, si dhe në lagjen "11 janari" uji ka mbuluar rrugët.

Por reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme të kësaj natyre edhe në Shkodër. Edhe rruga që lidh Shkodrën me Dukagjinin është bllokuar si pasojë e përmbytjeve, pasi lumi ka dalë nga shtrati, duke krijuar probleme në komunën Postribë.

Dy turistë zvicerianë janë bllokuar për dy orë mëngjesin e sotëm në fshatin Katrrë të Komunës Shalë në zonën e Dukagjinit.

Sipas të dhënave, mësohet se për shkak të reshjeve të shumta, përroi i fshatit është fryrë shumë duke i bllokuar ata. Turistët mësohet se kanë lajmëruar kryetarin e komunës, Bal Vuksani. Pas njoftimit, banorët i kanë shkuar në ndihmë atyre.

Nga ana tjetër, policia lokale mohon të ketë pasur një rast emegjernce për evakuim turistësh të bllokuar. Burime nga policia thanë se, nuk kanë pasur asnjë njoftim.

Situatë në zonën e Shkodrës ndërkaq po monitorohet nga drejtuesit lokalë, ndërsa po punohet për zhbllokimin e rrugëve.