Qeveria Berisha pas zgjedhjeve, pikërisht në muajin qershor dhe korrik ka marrë vendimin për të dhuruar portin e jahteve në Porto-Palermo klientelës së tij, pa asnjë shpërblim, për ta përdorur këtë perlë të bregdetit shqiptar për nevojat turistike të njerëzve të tij afër pushtetit.<br /><br />Pikërisht për këtë arësye, Qeveria "Rama" mori dje një serë vendimesh, përmes të cilave është anuluar dhënia në përdorim dhe dhurimi pa shpërblim nga Ministria e Mbrojtjes te Mjedisi i "Tunelit të nëndetëseve" dhe të truallit funksional të tij, pjesë e pronës nr.959, me emërtim "Ish-brigada e nëndetëseve", Palermo, Himarë, për ta përdorur për ngritjen e muzeut "Panorama e luftës së ftohtë" si dhe është shfuqizuar vendimi i qeverisë për përcaktimin e autoritetit kontraktues për dhënien me koncesion të ndërtimit dhe shfrytëzimit të portit të jahteve në Porto-Palermo, Himarë, dhe miratimin e bonusit, në procedurën përzgjedhëse konkurruese, që i jepet subjektit "Studio A.M.Z.". -