Surprise Me!

Itali, papunësia e të rinjve arrin rekordin e saj historik

2015-08-21 1 Dailymotion

Është gjithmonë e më e thellë kriza në tregun e punës në Itali. Sipas Istat (Institutit të Statistikave zyrtare) niveli i papunësisë së të rinjve të moshës nga 15-24-vjeç duke filluar nga muaji gusht i këtij viti është rritur me 40,1%, duke pësuar një rritje me 0,4 % në muajin korrik dhe me një rritje vjetore 5,5 % .

Nga kjo del se, për herë të parë është tejkaluar limiti i 40%. vlerë e cila ka pësuar një rritje me 12,2%, duke shënuar nivelin më të lartë, si nga fillimi i viti 2004, ashtu edhe i tremestrave të vitit 1977-të.

Kjo emergjencë papunësie, nuk prek vetëm të rinjtë, pasi është rritur edhe niveli i papunësisë në nivel kombëtar, e cila ka pësuar një rritje me 0.1 %, në krahasim me muajin e kaluar dhe me 1.5 % në 12 muaj, duke arritur kështu shifrën e 12,2%. Kjo shifër shënon nivelin më të lartë, si nga fillimi i viti 2004, ashtu edhe i tremestrave të vitit 1977-të. Në muajin gusht, papunësia tek meshkujt është ulur me 0,4% dhe me 2,8% në bazë vjetore.

Ndërkohë, është rritur papunësia tek femrat me 0,5% në krahasim me muajin korrik dhe me 0,4% në 12 muajt e fundit.

Buy Now on CodeCanyon