BERAT -- Një banor i lagjes "Kala" të Beratit jeton në një gjendje të mjerueshme.

I vetëm në shtëpi, 56-vjeçari Anastas Dhembi që thirret ndryshe "Culi" vuan skamjen dhe mjerimin që i kanosen në jetën e përditshme.

Culi jeton në një shtëpi muzeale tepër të rrënuar, gati sa ta zërë brenda. Ai është është i sëmure prej kohesh dhe vuan për bukën e gojës; qendron pa drita në errësirë, nuk ka as banjë dhe as kushtin më elementar për të jetuar.

Ky njeri po qendron mbyllur në shtëpinë e tij prej 7-8 ditsh, duke vuajtur, ndërsa fqinjët e tij e ndihmojnë duke i çuar ndodnjë ushqim.

Nga ana e bashkisë së Beratit, atij nuk i është dhënë asnjë ndihme. Gjendja e tij shëndetsore e rënduar, shtuar kushtet mesjetare në të cilat jeton.

Pranë shtëpisë së tij kalojne dhe turistet e ardhur nga vendet e botës, por prej aty kundermon era e keqe e banesës së tij mospastrimi i terenit.

Vetëm sot, një nga keshilltarët bashkiakë, Aleko Boçi, e ngriti këtë problem në Këshillin e Bashkisë Berat, por deri tani nuk është bërë asgjë e ditur nëse ai do të ndihmohet.