Surprise Me!

Afaristët optimist, ekonomia ka nisur të rimëkëmbet

2015-08-21 0 Dailymotion

Pas paralajmërimeve të guvernatorit Dimitar Bogov se ekonomia e vendit do të rritet mbi 2.2 për qind edhe biznesmenët janë optimist. Pritet të ketë rritje nga ajo që është projektuar, meqë konsiderojnë se sinjalet pozitive nga eurozona do të reflektohen edhe në ekonominë e vendit, para se gjithash në rritjen e eksportit.

"Parashikimet tona janë identike, presim rritje më të madhe nga ajo që kemi projektuar. Këtë periudhë ne rritëm eksportin drejt Evropës Perëndimore, e atje ka ngritje pozitive. Eksporti është rritur për 10 për qind,dhe kjo do të ketë reflektohet. Tek ne duke pasur parasysh se fusha e ndërtimtarisë shkojnë lartë, edhe në periudhën e ardhshme, mendoj se do të kemi ngritje më të mirë nga ajo që kemi paraparë". Ky optimizëm vlen edhe për vitin 2014", tha Branko Azevski, Oda ekonomike e Maqedonisë.

"Nga të dhënat që i kemi për rritjen ekonomike në kuartalin e parë dhe të dytë, presim që ato ritme të vazhdojnë edhe në gjysmën e dytë të këtij viti. Ndoshta, jo me ketë intensitet si në kuartalin e parë dhe të dytë, por vitin do ta përfundojmë me 2 ose 2,5 për qind. Dhe nëse është më shumë, kjo do të jetë më mirë edhe për ne", deklaroi Mitko Aleksov, Lidhja e Odave ekonomike të Maqedonisë.

Vitin e kaluar Prodhimi Bruto Vendor kishte ngritje negative, respektivisht për -0,4 për qind më pak se në vitin 2011. Vjet ekonomia edhe zyrtarisht ishte në recesion, nga e cila doli në kuartelin e tretë. Prodhimi Bruto Vendor, vjet ishte 7 miliardë e 454 milion euro ose 3.616 euro për kokë banorë. Për këtë vit kemi parashikime pozitive.

Për viti e ardhshëm, sipas projektimeve të buxhetit, qeveria prognozon se ekonomia e përgjithshme do të ketë rritje prej 3,2 për qind. Natasha Stojanovska

Buy Now on CodeCanyon