TIRANË - Qeveria shqiptare ka përzgjedhur paraprakisht "Deloitte & Touche" dhe "Crown Agent" si dy kompani të njohura ndërkombëtare që do të asistojnë qeverinë për realizimin e auditimin e borxhëeve që shteti u ka kompanive, të cilat kanë kryer punë publike, si dhe për shërbimin e asistencës në fushën e doganave dhe tatimeve. Nga ministria e Financave nuk bëhet e ditur që të jetë zhvilluar ndonjë garë publike për përzgjedhjen e tyre.

Deloitte ka përvojë në Shqipëri, pasi ka kryer auditimin e piramidave financiare, ndërkohë që Crown është pajtuar edhe nga qeveria Berisha për procese të ndryshme arbitrazhi.

Pas pak ditësh, pritet të përzgjedhjet, me prokurim të drejtpërdrejtë, një nga këto dy kompani të njohura në tregun ndërkombëtar në fushën e auditimit dhe këshillimit. Por, mund të zgjidhen edhe të dyja, me detyra të veçanta, theksuan burime nga Financat.

Punonjës dhe drejtues të këtij dikasteri kanë nisur tashmë hartimin e projekt-kontratave, që do të lidhen me këto dy kompani, ku do të përcaktohet kostoja për shteti shqiptar dhe afatit që do të kenë ato për një pasqyrim real të financave publike.