Surprise Me!

Strugë, Abdulla Qazimi zgjedhet kryetar i Këshillit

2015-08-21 1 Dailymotion

Merr fund ngërçi politik në Strugë për zgjedhjen e Kryetarit të Këshillit të komunës. Me 15 vota pro, 5 kundër dhe 6 abstenim, Abdulla Qazimi u zgjodh më në fund Kryetar i Këshillit. Kundër zgjedhjes së tij, mbetën 4 këshilltarët e BDI-së, 4 këshilltarë nga LSDM-ja dhe një i partisë së Fiat Canoskit.

"I uroj të gjithë këshilltarët për zgjedhjen që e bën sot, kontribuuan funksionimit pas rregullave tani e tutje të këshillit, i kontribuuan sjelljes në vazhdim të rregullores dhe statusit në mënyrë që këshilli të ketë rregullore dhe statut, në mënyrë që këshilli të jetë funksional, mbizotëroj ato që votuan pro kandidaturës së Abdulla Qazimit, votuan për Llabunishtën, votuan për interesin e qytetarëve, pa marrë parasysh përkatësinë etnike dhe nuk u bazuan vetëm në interesa personale dhe grupore të klaneve të caktuara. Ndërsa ato që votuan kundër flisnin vazhdimisht për principe, ndërsa hallin e kishin dy-tre punësime. Kjo shumicë që u krijua votoi për mijëra punësime që tani e tutje ne do t'i hapim si proces", tha Ziadin Sela, Kryetar i Komunës së Strugës.

Ndërsa kryetari i degës së LSDM-se Dame Llozhankovski, njëkohësisht edhe këshilltar i kësaj partie konstatoi se VMRO-DPMNE-ja vuri interesat e saj partiake përpara atyre të qytetarëve të saj. Llozhankovski tha se pas kësaj shkeljeje LSDM-ja e braktis koalicionin etnik të deritanishëm me VMRO-DPMNE-në. Ndërsa kryetari i VMRO-DPMNE-së, Pero Petkovski tha se megjithëse votuan për kryetarin e këshillit, do të vazhdojmë të qëndrojmë si koalicion me LSDM-në dhe do të jenë të unifikuar gjatë marrjes së vendimeve.

"Interesat e veta të partisë së VMRO-DPMNE-së janë vënë para interësave të qytetarëve të Strugës. VMRO-DPMNE e shkeli parimin e marrëveshjes së koalicionit me LSDM-në dhe pranoj që kryesues i Këshillit të mos jetë nga koalicioni "Së bashku për Strugën". Partia në pushtet manipulon për interesat e veta personale dhe nuk ka asnjë qëllim tjetër. Pas kësaj shkelje të VMRO-DPMNE-së, LSDM braktis koalicionin me VMRO-DPMNE dhe prej tani, do t'i mbrojë e vetme interesat e qytetarëve të Strugës", u shpreh Dame LLozhankovski,kryetar i LSDM-së, Strugë.

"Gjatë periudhës së kaluar, patëm një bashkëpunim korrekt me qeverisjen lokale dhe kjo ishte një nga arsyet që votuam 'pro'. Ashtu siç e dini, luftojmë për interesat e Strugës dhe për prosperitetin ekonomik të saj, sepse projektet që kemi planifikuar shkojnë drejt realizimit të planit ekonomik. Dhe pas këtij vendimi, besoj që koalicioni do qëndroj, dhe sërish bashkë do t'i marrim vendimet", tha Pero Petkovski, Kryetar i VMRO-DPMNE, Strugë.

Ndërsa Abdulla Qazimi, i sapo zgjedhur në krye të këshillit tha se do të jetë transparent në drejtimin e seancave. Ai madje tha se seancat do të mbahen në shqip, edhe pse më herët ishte akuzuar nga këshilltarët e BDI-së dhe RDK-së, me pretekstin se ai nuk e njeh gjuhën shqipe.

"Besoj se ato akuza që erdhën nga këshilltarët e BDI-së dhe këshilltarët e RDK-së nuk janë ashtu siç thonë ata. Besoj se seancat e këshil...

Buy Now on CodeCanyon