Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, kanë zhvilluar një takim me mjekët e Qendrës Spitalore Nënë Tereza, që ka zgjatur rreth 1 orë e 30 minuta. Gjatë takimit, kryeministri ka prezantuar programin e qeverisë që drejton, për kthimin e QSUT-së në pikën e referimit të mjekësisë së vendit. Në këtë takim Rama tha se, nuk do të ketë më emërime politike dhe ata kontrata që janë nënshkruar do të ndërpriten.<br /><br />Gjatë fjalës së tij, Rama tha se, ky shërbim në QSUT, ka nevojë për thikë dhe do të operohet. Nga ana e tij, Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj tha se vjen në këtë takim me një premtim të mbajtur atë të pastrimit të territorit spitalor nga aktivitete të tjera jo spitalore.
