Surprise Me!

Leandro Granato, piktori që pikturon me sy

2015-08-21 3 Dailymotion

Leandro Granato, pikturon me sy, duke u cilësuar si piktori më i pazakontë. Ai nuk përdor as mbajtësen e bojrave dhe as penelin, siç mund të bëjë një piktor normal, për të pikturuar veprat e tij, por ai përdor sytë e tij.

Granato thith ujin me ngjyrë dhe pastaj e nxjerr atë nga syri, duke e hedhur në telajo dhe duke krijuar kështu një pikturë.

Që në moshë të vogël, Granato e kishte kuptuar që kishte këtë dhunti të pazakontë, që të nxirrte nga sytë, ujin që merrte nga hunda. Ai është shprehur se që në moshë të vogël ka pasur një lidhje të veçantë mes syrit dhe hundës, një lidhje që ai ka dashur ta shfrytëzojë, duke krijuar teknikën e re artistike, të cilën pak persona mund të arrijnë ta imitojnë.

Granato, tha se kur kishe filluar të krijonte këtë formë artistike, familja e tij, kishte menduar se ishte i çmendur dhe gjithashtu edhe pjessa tjetër e personave që e kishin parë të bënte këtë gjë. Por tashmë, ai ka arritur një famë dhe veprat e tij artistike, që ai realizon në 10 minuta, shpesh herë janë shitur me një çmim që arrin shifrën e 1.000 dollarë.

Buy Now on CodeCanyon