Surprise Me!

FMN shpalos parashikimet për rritjen ekonomike

2015-08-21 1 Dailymotion

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) parashikon për këtë vit, rritje të Prodhimit të Përgjithshëm Bruto për Maqedoninë, me 2,2%. Sipas raportit të tetorit, 'Tranzicionet dhe rreziqet", FMN-ja parashikon që rritja të shkojë deri në 3,2% kurse në vitin 2018, në 4 %.

Parashikimet e FMN-së për rritjen e PBB-së së Maqedonisë
2013 -- 2,2 %
2014 -- 3,2 %
2018 -- 4 %
Sipas raportit të ekspertëve të FMN-së, këtë vit nga vendet e rajonit, rritje më të lartë do të ketë ekonomia e Kosovës. Pritet që Prodhimi i Përgjithshëm Bruto i Kosovës të rritet në 2,6%, vitin e ardhshëm në 4% , kurse në vitin 2018 rritja të shkojë 4,5 %.

Parashikime të FMN-së për rritjen e PBB-së së Kosovës

2013 -- 2,6 %
2014 -- 4 %
2018 -- 4,5 %

Sipas parashikimeve, Maqedonia është në grup me Poloninë, Rumaninë, Serbinë dhe Shqipërinë. Për Shqipërinë parashikohet një rritje më e vogël. Përkatësisht, PBB-ja e Shqipërisë do të ketë rritje prej 1,7 %, vitin e ardhshëm në 2,7 %, kurse në vitin 2018, 3,7% .

Parashikimet e FMN-së për rritjen e PBB-së së Shqipërisë

2013 -- 1,7 %
2014 -- 2,7 %
2018 -- 3,7 %

Nga vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, këtë vit vetëm Kroacia do të pësojë rënie prej 0,6 %, Bosnjë-Hercegovina do të kenë rritje më të vogël, në 0,5 %, ndërsa Polonia do të ketë rritje prej 1,3 %, Mali i Zi 1,7 %, dhe Serbia 2%.

Parashikimet e FMN-së për rritjen e PBB-së

Kroacia 0,6 %
Bosnja dhe Hercegovina 0,5 %
Bullgaria 0,5 %
Polonia 1,3 %
Mali i Zi 1,7 %
Serbia 2 %

Faktor rreziko për këto vende mbeten huat dhe deficitet.

"Në vendet me borxhe të mëdha ose deficit në muajt e fundit vërehet përsëritje dhe rritje rreziqesh, për të cilat do të duhet të merren masa me qëllim zbutjen e kësaj situate"- theksohet në Raportin e FMN-së.

Vitin e ardhshëm, rritje globale ekonomike do të shënojnë vendet aziatike. Sipas FMN-së, rritja e PBB-së në Kinë do të ngadalësohet, por nuk do të jetë më pak se 7,3 % ndërsa në Indi parashikohet rritje prej 5,1 %. Rritja e PBB-së amerikane parashikohet të jetë 2,6 % kurse e Rusisë 3%. Natasha Stojanovska

Buy Now on CodeCanyon