Surprise Me!

Ministrja Gjermeni në A1Report: Do të ndërtohet Xhamia e Namazgjasë

2015-08-21 1 Dailymotion

TIRANË - Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni e ftuar në studion e televizonit A1Report deklaroi se Xhamia e Namazgjasë do të ndërtohet. Vendimi i dhënë nga Këshilli Kombëtar i Territorit për ndërtimin e xhamisë është konfirmuar edhe nga Kryeministri i vendit, Edi Rama.<br /><br />"Xhamia e Namazagjasë do të ndërtohet, u konfirmua edhe nga Kryeministri Rama. Në atë vend do të ndërtohet xhamia. Është pezulluar ndërtimi i godinës polifunksionale në një zonë që është me vlera historike. Ministria e Kulturës do të bashkëpunojë me Komunitetin Mysliman për të realizuar vendimin e Këshillit Kombëtar të Territorit".<br /><br />E pyetur nga gazetarja Erjona Rusi për objektet pa leje, Gjermeni u shpreh se do të bëjnë çdo gjë është e mundur për të penalizuar ndërtimet pa leje dhe se po punojnë për të krijuar një hartë për identifikimin e të gjitha zonave dhe ndërtimeve pa leje. Gjermeni shtoi se duke ndaluar ndërtimet pa leje, në këtë mënyrë rikthejnë besimin tek qytetarët dhe japin mesazhin se ligji ekziston.

Buy Now on CodeCanyon