OSBE/ODIHR i konsideron konkurruese zgjedhjet e 23 qershorit, me pjesëmarrje të lartë në votime dhe në respekt të lirive themelore. Në raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare të mbajtura në Shqipëri më 23 qershor, të publikuar sot, theksohet se administrimi i procesit electoral u cënua nga mungesa e besimit mes dy partive kryesore politike.<br /><br />Në raport theksohet gjithashtu se "Kodi Elektoral pati disa ndryshime në korrik 2012, të cilat përmirësuan strukturën elektorale në përgjithësi. Këto ndryshime kishin për bazë disa rekomandime të mëparshme të OSBE/ODHIR dhe Komisionit të Demokracisë nëpërmjet Ligjit të Këshillit të Europës".
