Surprise Me!

Fushë Krujë, vidhet për skrap ujësjellësi i komunës Bubq

2015-08-21 2 Dailymotion

Fenomenit të vjedhjeve për skrap nuk i ka shpëtuar as ujësjellësi i Komunës Bubq në Krujë. Tubacionet e ujësjellësit në Krujë kanë rënë pre e grabitjeve nga persona të papërgjegjshëm, duke e nxjerrë atë jashtë funksionit dhe dhjetëra banorët pa ujë të pijshëm.<br /><br />Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në komunën Bupq, ndërsa ky ujësjellës furnizon me ujë banorët e fshatrave fshatrat Mazhë e vogël, Mazhë e Madhe dhe Mallkuç. Banorët e zonës e dënojnë këtë akt, për të cilin autorët duhet të vihen para përgjegjësisë.<br /><br />Pompa e ujit kishte një vit që ishte djegur dhe nuk funksiononte, ndërsa banorët kanë qenë në pritje të riparimit të saj nga ana e komunës.

Buy Now on CodeCanyon