Gjykata e Shkallës së Parë të Tiranës dha sot paradite masën e arrestit burg për Gjergji Thimon dhe Arben Spaho
të dyshuarit për vjedhjen dhe trafikimin e veprave të artit, Gjegji Thimon dhe Arben Spahon.
Ndërkohë që dje një tjetër person u arrestua në kuadër të operacionit "Ikona" të ndërmarrë mbrëmjen e 8 tetorit.

Policia e Shtetit thotë se arrestimi i Artan Pelivan Koçiut, 52 vjeç banues në Tiranë është kryer në vijim të operacionit IKONA të kryer nga strukturat e luftës kundër trafiqeve të paligjshme

"Arrestimi në flagrance u krye pasi nga kontrolli në objektin në pronësi të tij tip "Mobilieri", iu gjetën e sekuestruan me cilësinë e provës materiale 70 objekte materiale druri, pjesë të ikonostaseve dhe objekte të tjera religjioze, të vjedhura në kishat e rrethit Korçë dhe objekte fetare të dyshuara të vjedhura në shtetin e Maqedonisë."- thuhet në njoftimin për shtyp.