Surprise Me!

Konfirmohet vdekja e Ruhi Bakiu-t

2015-08-21 5 Dailymotion

Zbardhet identiteti i trupit të djegur para katër ditësh në hotelin "Granit" në Kodrën e Diellit. Nga instituti për mjekësi Ligjore në Shkup konfirmuan se kufoma e gjetur në njërën nga dhomat e hotelit është e profesorit Ruhi Bakiut, ish anëtar i Komisionit Rregullator për Energjetikë. Familjarët e Bakiut nga Reçica e Vogël e Tetovës konfirmuan për ALSAT-M lajmin e hidhur për vdekjen e tij, por refuzuan të japin çfarë do lloj deklarate lidhur me rastin. Por një nga familjarët e tij gjatë një bisede telefonike ka thënë se dyshimet janë të shumta, por do të heshtin dhe do të presin që gjykata ta thotë fjalën e fundit se si ka ardhur deri tek ky rast tragjik. Ndërkohë ata që e kanë njohur tani më të ndjerin thonë se është për të dyshuar fakti se Bakiu poseduar një vikend shtëpizë në Kodrën e Diellit dhe nuk ka pasur arsye për të qëndruar në hotel ku edhe është gjetur i djegur trupi i tij. Ruhi Bakiu ka qenë anëtar i Komisionit Rregullator për Energjetikë. Ai disa herë pati denoncuar presione dhe tentativa për atentate ndaj tij. Në shkurt të këtij viti ai pohoi se ishte rrëmbyer nga persona të panjohur, ndërsa në mars pësoi një aksident të rëndë rrugor, për të cilin pretendonte si ishte nxjerrë qëllimisht nga rruga. Bakiu njihej në opinion edhe për reagimet e tij kritike ndaj punës së Komisionit Rregullator për Energjetikë. Valmir Kuçi

Buy Now on CodeCanyon