Zgjerimi i rrugës në kryqëzimin e aksit "Jordan Misja" me "Shinat e trenit" ka krijuar një tjetër konflikt social me banorët dhe Bashkinë e Tiranës.

Shkak është prishja e banesave dhe mureve rrethuese, pasi ato preken nga projekti për zgjerimin e rrugës.

Për "A1 Report" ata thonë se "le të bëhet rruga, por Bashkia t'i dëmshpërblejë", në të kundërt ata nuk dalin nga banesat.

Kreu i Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik për Tiranën Florenc Hoxha ka kërkuar nga banorët të largohen deri të martën e javës tjetër. Kërkesë kjo e hedhur poshtë.