Surprise Me!

Doganat, konfiskohen armë dhe 100 mijë euro

2015-08-21 1 Dailymotion

Dogana e Maqedonisë ka penguar kontrabandën e një sasie të madhe të armëve të zjarrit, municion dhe materieve tjera eksplozive. Dje rreth orës 15 në pikën kufitare Deve Bair është ndaluar vetura e markës Opel Astra me targa greke ndërsa vozitësi shtetas i Shqipërisë. Gjatë kontrollit të veturës janë gjetur 8 pushkë automatike, mbi 4600 plumba për pushkë automatike, 20 bomba dore, 1 revole dhe kapsolla plasëse. Pas procedurës hetimore është konstatuar se armatimi i konfiskuar është funksional dhe se i takon depos ushtarake të Korçës i cili është vjedhur nga i dyshuari në vitin 1998 kur në Shqipëri kishte vjedhje masive të depove ushtarake. Destinacioni i fundit ka qenë Greqia ku i dyshuari ka qëndruar dhe punuar përkohësisht nga viti 2002. Ndaj shtetasit të Shqipërisë është ngritur padi penale. <br /><br />"Sipas deklaratës së personit i cili është arrestuar edhe tani është në drejtorin e doganave, gjoja ky municion dhe armatim ka prejardhjen nga depot ushtarake nga Korça, nga periudha e vitit '98 kur në Shqipëri kishte trazira të mëdha. Është kontrolluar gjithë ky armatim dhe municion dhe e njëjta është funksionale. Shumë herë kemi konfiskuar edhe cigare që nga Maqedonia duhet të udhëtojnë për në Britani të Madhe", tha Vanço Kargov, drejtor i Doganave.<br /><br />Doganierët kanë qenë aktiv edhe në aeroportin 'Aleksandri i Madh'. Atje në dy raste doganierët kanë penguar kontrabandë me cigare dhe fonde devizore. Një shtetas turk në tentim për të lëshuar vendin, në doganë nuk ka paraqitur rreth 100 mijë eurot andaj pas kontrollit dhe në bazë të ligjit për punë me deviza 10 mijë euro i janë kthyer ndërsa 89.200 euro të tjera i janë marrë. Në rastin e dytë, dogana ka konfiskuar 300 pako cigare nga një shtetase nga Londra. Kjo dukuri e konfiskimit të cigareve në doganat e Maqedonisë është shpeshtuar dhe vetëm gjatë muajit janar, në 6 raste janë konfiskuar 783 kartonë cigare të brendeve të ndryshme. Ndaj dy personave është ngritur padi adekuate për kundërvajtje. Gjyltene Rexhallari

Buy Now on CodeCanyon