KUKES- Bashkia e Kukësit është përfshirë në një vështirësi të theksuar financiare, si pasojë e nivelit të ulët të mbledhjeve të taksave nga njësitë vendore dhe bizneset.<br /><br />Ky problem ka dalë në pah gjatë një analize rreth gjendjes financiare në këshillin bashkiak, ndërsa ka rezultuar se arka e bashkisë është drejt boshatisjes, si shkak i mosmbledhjes së të ardhurave nga njësitë vendore dhe subjektet private.<br /> <br />Në total të ardhurat janë realizuar në masën 51% . Nga 75 milionë lekë të planifikuara për t'u mbledhur janë arkëtuar vetëm 39 milionë lekë të reja.