Komisioni Evropian ka rekomanduar statusin e vendit kandidat për Shqipërinë. Por në mënyrë që Shqipërisë ti rekomandohet hapja e negociatave me BE, duhet të mbahen parasysh 5 prioritete.

Sipas Fyles, Komisioni është i gatshëm për të plotësuar përmbushjen e prioriteteve kyçe, angazhim në dialog të nivelit të lartë me Shqipërinë.

"KE rekomandon që Këshilli i BE t'i japë Shqipërisë statusin e vendit kandidat, duke kuptuar se ajo do të vazhdojë të luftojë krimin dhe korrupsionin. Në mënyrë që komisioni të rekomandojë hapjen e negociatave vendi duhet të forcojë përpjekjet që kanë nisur dhe të ndërmarrë veprime për 5 prioritete", tha Shtefan Fyle, komisioner për zgjerim.

Ndërsa pesë prioritetet për Shqipërinë janë:

1. Vazhdimi për zbatimin e reformës në administratën publike

2. Veprime për pavarësinë efikasitetin e gjyqësorit,

3. Vendosmëri në luftën kundër korrupsionit

4. Të bëjë më shumë përpjekje në luftën kundër krimit të organizuar

5.Masa për të forcuar të drejtave të njeriut, komunitetit romë dhe zbatimin e të drejtave të pronave

Vendimi përfundimtar pritet të merret në dhjetor, gjatë Këshillit të Ministrave të vendeve anëtare. Duke folur për Kosovën, komisionari Fyle e quajti historike marrëveshjen e arritur mes Prishtinës dhe Beogradit. Në raport, për Kosovën thuhet se gjatë 12 muajve të kaluar, perspektiva evropiane e Kosovës ka marrë një vrull të konsiderueshëm, ndërsa saktëson se më 28 tetor 2013 do të fillojë raundi i parë i negociatave për një Marrëveshje Stabilizim Asocimi (MSA) në mes të BE-së dhe Kosovës. Raporti i Progresit thekson se sfida vazhdojnë të mbesin sundimi i ligjit, gjyqësori, administrata publike, reforma elektorale. Komisioni ka theksuar nevojën e vazhdimit të normalizimit të raporteve me Serbinë dhe ndërtimin e një Kosove gjithëpërfshirëse. Alsat M