Surprise Me!

A1 Report - Bregu i Lumit, Basha: I kërkoj qeverisë të shpallë emergjencën

2015-08-21 0 Dailymotion

TIRANË - Kryebashkiaku Basha ka kërkuar sot nga qeveria, të shpallë menjëherë emergjencën në zonën e përmbytur nga dalja nga shtrati e lumit të Tiranës. Zoti Basha ishte sërish sot pranë banorëve në këto zona, të cilët po ndihmohen në pastrimin e banesave të tyre nga afro 400 punonjës të Bashkisë së Tiranës. 8 grupet e vlerësimit të ngritura nga Bashkia e Tiranës ka nisur verifikimin e dëmeve. Kreu i Bashkisë së Tiranës theksoi se nga të dhënat e para, 1000 familje të qytetit të Tiranës janë në gjendje emergjente.<br /> <br />"Janë prekur drejtpërdrejt 694 banesa, afro 1000 familje dhe mbi 50 biznese. 1000 familje të qytetit të Tiranës janë në gjendje emergjente. Furia e shtratit të lumit ka shkatërruar porta, ka marrë përpara automjete, ka përmbytur të gjithë orenditë e tyre shtëpiake, elektro-shtëpiake, librat e nxënësve. Është një situatë jashtëzakonisht e rëndë, është pa dyshim një situatë emergjente", ka thënë kryebashkiaku Basha.<br /><br />Sipas tij, Bashkia e Tiranës ka dislokuar sot 400 punonjës në të gjithë territorin, të cilin e kemi ndarë në 5 zona. Në secilën prej zonave, punonjësit e Bashkisë së Tiranës po punojnë për të pastruar llumin nga shtëpitë dhe oborret e banorëve dhe për t'i ndihmuar të vënë sadopak rend brenda shtëpive të tyre".

Buy Now on CodeCanyon