Ndërtimi i Unazës së Re, për banorët pranë Komunës së Parisit nuk shihet si zgjidhje. Me argumentin se ky projekt i distancon nga pjesa tjetër e lagjes dhe rrezikon jetën e tyre, banorët kërkojnë ndërtimin e një mbikalimi apo nënkalimi këmbësor.<br /><br />Ata janë ngritur këtë të shtunë në një protestë duke kërkuar ndërhyrjen dhe zgjidhjen e menjëhershme nga organet kompetente. <br /><br />Banorët shprehin frikën për aksidente në të ardhmen, për shkak të mungesës së mbi apo nënkalimeve, ku sipas tyre, më të rrezikuar janë fëmijët dhe të moshuarit. Segmenti i parë I kësaj unaze shtrihet pjesërisht brenda kufirit administrativ të Bashkisë Tiranë dhe pjesa më e madhe në territorin e Komunave Farkë dhe Dajt. Ndërsa segmenti i dytë, në pjesën veriperëndimore të qytetit të Tiranës.
