Maqedonia mund të përfshihet nga një valë e re arrestimesh dhe në opinion të paraqiten skandale të reja përmes të cilave pushteti do të tentoj të mjegullon vërejtjet e raportit të fundit të Komisionit Evropian dhënë Maqedonisë. Kështu shprehet Lidija Dimova nga Qendra Maqedonase për Edukim Evropian. Sipas saj VMRO-DPMNE e ka patjetër të mjegullojë këtë raport të KE-së pasi kësaj radhe kriteret politike janë vënë në pikëpyetje, në veçanti në pjesën e gjyqësorit.

"Kur keni një raport të tillë të progresit dhe keni para vetes një periudhë që u është dhënë deri në dhjetor për të tejkaluar problemin me emrin dhe të tregoni progres në këtë proces atëherë ata duhet të realizojnë ndonjë valë të re aksionesh, unë nuk do të habitesha nëse në ndërkohë realizohen arrestime të reja pasi gjithçka duhet të mjegullohet nga epiqendra e asaj që është problem i vërtet e ajo është se Maqedonia ka probleme në shtet, në pjesën e demokracisë, me të drejtat politike dhe kemi problem me emrin për të cilin sigurisht se deri në dhjetor do të duhet të paktën ndonjë zgjidhje të del në sipërfaqe", deklaroi Lidija Dimova, Qendra Maqedonase për Edukim Evropian.

Ndërkohë në linjë të njëjtë është edhe Ismet Ramadani nga Këshilli Euro-Atlantik i Maqedonisë. Ai thotë se VMRO-DPMNE-ja është mirë e stërvitur që të inskenojë skenarë të ndryshëm kur ka çështje që nuk i shkojnë në favor siç janë vërejtjet në raportin e progresit të KE-së.

"Ata për ta defokusuar vëmendjen e qytetarëve dhe subjekteve kuptohet që kanë tone më kritike ndajë këtij raporti, ata menjëherë zbulojnë ose iniciojnë ndonjë aksion që në një mënyrë e trazon kërshërinë edhe të qytetarëve dhe fillon ajo vala e burgosjeve dhe e ndjekjeve, sa që ndonjëherë ata me kaq mjeshtëri e bëjnë këtë sa që diku prekin edhe në kuadrot e tyre të cilat janë më pak të rëndësishme kuptohet, me qëllim që të defokusojnë vëmendjen e opinionit", tha Ismet Ramadani,Nënkryetar i Këshillit Euro-Atlantik.

Dimova dhe Ramadani thonë se Maqedonia duhet të punojë në zgjidhjen e problemeve reale e në veçanti në zgjidhjen e çështjes së emrit dhe për të gjithë ngecjet e apostrofuara në raportin e progresit të njoftoj opinionin e assesi të tentoj ti fshehë ato. Valmir Kuçi