Një tjetër krim në familje ka tronditur rrethin e Dibrës. Dy ditë pasi një i ri vrau kunatën e tij dhe më pas qëlloi edhe veten, sot një tjetër 28 vjeçar ka vrarë me çifte të fejuarën e tij, 18-vjeçe.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak pas mesditës së sotme në lagjen Kamen të qytetit të Peshkopisë.

Autor i dyshuar i saj është Arbër Deda, 28 vjeç, nga Lura, i njohur nga banorët si person me precedentë penalë.

Krimi ka ndodhur rreth orës 13:40 minuta dhe banorët të alarmuar kanë lajmëruar policinë.

Sipas të dhënave nga korrespondenti i A1 Report në Dibër, Daniel Shehu, autori i dyshuar ka qëlluar me çifte të fejuarën e tij në haurin e shtëpisë së dajës së autorit të krimit. Viktima është Mbaresa Torba nga Lura.

I dyshuari për krimin është larguar nga vendi i ngjarjes ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij. Shkak për këtë krim dyshohet se ka qenë një zënkë mes dy të rinjve, për shkaqe ende të panjohura.