Surprise Me!

Neziri: Zgjidhet problemi me studentët e USHT-së

2015-08-21 1 Dailymotion

Tejkalohet problemi i mbi 200 studentëve të regjistruar në 10 drejtime të fakultetit matematiko-natyror në Universitetin Shtetëror të Tetovës në Shkup. Ata studimet do ti vazhdojnë në fakultetin e disperzuar në Shkup dhe nuk do të transferohen në Tetovë, ashtu siç ishte vendosur në një mbledhje të senatit të USHT-së. Kështu u shpreh sot zv/Ministri i Arsimit, Safet Neziri vetëm dy ditë pas denoncimit të rastit në Alsat nga disa studentë të USHT-së.

"Është arritur kushti që të formohen grupet e studentëve pranë programeve të disperzuara të USHT-së në Shkup që d.m.th se unë i njoftojë edhe studentët por edhe opinionin më të gjerë se ditëve në vijim, duke filluar prej ditës së nesërme veç më studentët mund të vazhdojnë të ndjekin ligjëratat pranë USHT-së, respektivisht programeve të disperzuara në qytetin e Shkupit. Gjithashtu u morëm vesh me rektorin dhe studentët që të gjithë ata student të cilët kanë humbur nga ligjëratat, ata me marrëveshje me profesorët do ti kompensojnë të gjitha orët e humbura brenda këtyre ditëve", deklaroi Safet Neziri, zv/Ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Neziri gjithashtu demantoi zërat se USHT ka tendenca që të ndërpres fakultetet e disperuara jashtë Tetovës.

"Dëshirojë të demantojë disa zëra të cilët jo-zyrtarisht përmendeshin kinse ka tendenca për ta shkatërruar procesin mësimor apo studimeve në Shkup, nuk është e vërtet d.m.th kishte gatishmëri të plotë edhe udhëheqësia e USHT-së d.m.th edhe ne si MASH jemi që edhe më tutje të vazhdohet me studime në qytetin e Shkupit përveç asaj ngritjes së cilësisë së saj. Në të ardhmen në bashkëbisedim me rektorin arritëm deri tek ajo ne të takohemi më shpesh, të bëjmë analiza për punën, funksionimin e USHT-së, jo vetëm në Shkup por në tërë territorin e Maqedonisë", tha Safet Neziri, zv/Ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Pas reagimit të studentëve përmes një komunikate ishte prononcuar edhe rektorati i USHT-së i cili vendimin për transferimin e studentëve në Tetovë e kishte arsyetuar me numrin e pamjaftueshëm të tyre për të vazhduar studimet në Shkup. USHT-ja gjithashtu i kishte vlerësuar si tendencioze zërat për gjoja mbylljen e fakulteteve të disperzuara duke theksuar se prioritet e organeve drejtuese të USHT-së është pikërisht konsolidimi i këtyre fakulteteve. Valmir Kuçi

Buy Now on CodeCanyon