Një 55-vjeçare është gjetur e vdekur në banesën e saj në periferi të qytetit të Sarandës.

Viktima është identifikuar si shtetasja, Shpresa Telahi, ndërsa burime pranë policisë bëjnë me dije se nga hetimet paraprake rezulton se ajo është dhunuar me mjete të forta.

Viktima jetonte e vetme pas divorcit me bashkëshortin, ndërsa kishte edhe një vajzë të martuar emigrante në Greqi.

Ka qenë pikërisht kjo e fundit që e shqetësuar nga mungesa e komunikimit me të emën ka njoftuar të afërmit e saj dhe më pas policinë.

Efektivët e policisë kanë shkuar në shtëpinë e 55-vjeçares dhe e kanë gjetur atë në tualetin e banesës, teksa dera ishte mbyllur me çelës nga jashtë.

Trupi i pajetë i viktimës është në morgun e qytetit, ndërsa policia e qytetit bregdetar ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë.