Surprise Me!

Greqi, mamaja e Marias mund të jetë bullgare

2015-08-21 5 Dailymotion

Policia greke beson se ka gjetur mamanë biologjike të Marias, vajzës bionde me sy bojëqielli e cila u gjet në një kamp rom, gjatë një operacioni të policisë për të gjetur drogë apo armë.

Mamaja e saj besohet se është Sasha Ruseva, 35 vjeç nga Bullgaria. Gruaja e cila ka dhe dy fëmijë të tjerë, mbidhte ulli në qytetin e Livanates në Greqi, kur ngeli shtazënë me Marian në vitin 2008.

Sipas policisë, e ëma e Marias ishte shumë e varfër për t'a mbajtur atë, prandaj vendosi t'ia shite një grupi për trafikimin e fëmijëve.

Një ndërmjetës bullgar, i njohur si "Michalis" dhe partnerja e tij ia shitën më pas fëmijën çiftit rom, Eleftheria Dimopoulou dhe Hristos Salis për 1 mijë euro.

Policia greke ka filluar bashkëpunimin me kolegët e tyre bullgarë për të gjetur Sasha-n dhe burrin e saj, Atanas Rusev, 37 vjeç. Sipas të dhënave pulike në Bullgari, Sasha është larguar nga vendi në 2008 dhe është rikthyer vetëm në vitin 2011. Një kopie e çertifikatës së lindjes së vogëlushes Maria, e verifikuar dhe nga gazeta britanike Mirror, tregon se ajo ka lindur në 31 janar 2009 në Lamia General Hospital, në Greqi.

Ndërkohë që çifti rom është arrestuar dhe pritet të dalin para gjykatës pasi akuzohen për rrëmbim personi.

Buy Now on CodeCanyon