LSDM-ja opozitare edhe njëherë ka riafirmuar kërkesën e s aj për shkarkimin e kreut të Kuvendit Trajko Veljanoski. Sipas deputetit të saj Oliver Spasovski kjo e drejtë e opozitës garantohet përmes rregullores për punën e Kuvendit. Spasenovski madje porosit Veljanoskin dhe shumicën parlamentare që të respektojnë rregulloren në fjalë dhe propozimi e tyre ta vënë në rend dite, për ti hapur rrugën debatit në Kuvend. VMRO-ja kërkesën e LSDM-së e vlerëson si tentativë për të thelluar krizën politike në vend. Derisa nga BDI-ja nuk shohin arsye për shkarkimin e Veljanoskit sepse sipas tyre vendi ka nevojë çështje shumë më të rëndësishme siç janë proceset euro-integruese.

"LSDM-ja ka të drejtë në bazë të rregullores që të kërkoj shkarkimin e Veljanoskit. Andaj kërkojmë që të veprohet në bazë të rregullores për të drejtën që k LSDM-ja dhe opozita. Mendoj se Trajko Veljanoski i ka shkaktuar dëm të madh shtëpisë ligjvënëse dhe vetë shtetit. LSDM-ja insiston që Veljanoski dhe VMRO-DPMNE-ja ta respektojnë kuvendin dhe rregulloren e kuvendit dhe ta vënë në rend dite propozimin tonë për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit Trajko Veljanoski", deklaroi Oliver Spasovski, LSDM.

"Jemi të sigurt që LSDM-ja në prag të zgjedhjeve presidenciale po hapëron nëpër trajektoren e njëjtë që hapëroi para një viti në të njëjtën kohë. Të gjitha veprimet e tyre flasin se ata kanë vendosur që sërish të shkaktojën konflikte në kuvend. Vetë fakti se u tërhoqën nga grupi punues për implementimin e rekomandimeve të 24 dhjetorit, është sinjal i qartë se LSDM_ja nuk ka për qëllim të punoj në përmirësimin e atmosferës në Kuvend, por përkundrazi kjo flet se tendenca është e njëjtë sikurse vitin e kaluar", tha Ilija Dimovski, VMRO-DPMNE.

"Nuk jam e sigurt nëse opozita ka të drejtë të kërkoj dorëheqje lidhur me diçka që ka ndodhur në një ceremoni jashtë parlamentit, pavarësisht funksionit që ai ka si kryetar parlamenti. Besoj se grupi parlamentar do ta shqyrtojë këtë dokument i cili sapo është dorëzuar në Kuvend dhe do të prononcohemi lidhur me të. Parimisht besoj se e dini qëndrimin tonë se zvarritja e daljes nga hendeku i shkaktuar pas 24 dhjetorit po i kushton shumë Maqedonisë, veçanërisht po iu kushton qytetarëve të Maqedonisë sepse po e vonon agjendën evropiane", u shpreh Ermira Mehmeti, BDI.

Ndërkohë partitë politike shqiptarë në zhvillimet e fundit të ndërlidhura me kërkesën e LSDM-së për shkarkimin e kryetarit Veljanoski, shohin një lojë të mirë koordinuar mes partive më të mëdha politike, LSDM, VMRO dhe BDI, me qëllim të shpërqendrimit të opinionit nga problemet reale me të cilat përballet vendi.

"Në qoftëse analizojmë deklaratën e vetëm të para disa ditëve të nënkryetares së kuvendit zonjës Suzana Saliu, nga radhët e BDI-së dhënë nga foltorja e parlamentit ku kërkonte interpelancë për Trajko Veljanoskin shihet qartë me këtë iniciativën e LSDM-së se këtu bëhet fjalë për një aksion të koordinuar mes LSDM-së dhe BDI-së. Mos të harojmë se Suzana Salihu këtë...