Një aksidenti me të vdekur ka ndodhur në Fushë Bulqizë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 kur një makinë ka përplasur duke i sjellë vdekjen, Myrteza Përkola, 51 vjeç.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se, viktima ishte duke shitur mish në anë të rrugës kur është përplasur nga një makinë tip "Benz".

Sipas të dhënave, përplasja ka qenë e fortë dhe 51-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur uniformat blu, të cilët kanë ndaluar drejtuesin e makinës. Ky i fundit ka deklaruar se, viktima i ka prerë rrugën dhe nuk e shmangte dot.