Surprise Me!

Pas 27 vitesh në bashkinë e Tiranës, e pushojnë nga puna

2015-08-21 1 Dailymotion

Shkurtimet e shumta në administratën e bashkisë së Tiranës kanë vazhduar deri pak muaj përpara zgjedhjeve të 23 qershorit. Vetëm në ndërmarrjen nr.3 të punëtorëve, që merret me mirëmbajtjen e kopshteve dhe shkollave, nga 187 punonjës që kishte, vetëm tre prej tyre vazhdojnë të jenë ende në punë. Të gjithë të tjerët janë zëvendësuar.<br /> <br />Saimir Dani me profesion hidraulik është një ndër të fundit punonjës të ndërmarrjes nr.3 (më parë ishte ndërmnarrja nr.2) që është larguar nga puna nga bashkia e Tiranës, vetëm e vetëm se ka qenë pjesë e administratës së bashkisë kur ajo drejtohej nga Edi Rama. Ai na tregon se merrej me mirëmbajtjen e problemeve hidraulike të shkollave dhe kopshteve dhe kurrë nuk e kishte menduar se shkurtimet do të mbërrinin deri tek ai. "Unë kam punuar aty që nga viti 1986, kur ajo quhej ndërmarrja e objekteve sociale, më pas u bë ndërmarja e banesave deri tani që është ndërmarrja nr.3 e punëtorëve. Kam punuar me të gjithë kryetarët e bashkive, por askush nuk është marrë me ne, pasi ne jemi zanatçinj. Dhe pas 27 vitesh punë, akush nuk ka përse të të heqë nga puna.

Buy Now on CodeCanyon