Në Tetovë është hapur panairi i veshjeve dhe punimeve të tjera tradicionale shqiptare me motive të të gjitha trojeve tona, nga Mali i Zi, Shqipëria, Kosova e Maqedonia. Në këtë panair mund të gjenden material të ndryshme, që nga veshjet, mbulesat e vjetra, ornanemte nusërie dhe pllaka gipsi të punuara me motive kombëtare.

"Këtu kemi rreth 30 pjesëmarrës nga trevat shqiptare dhe prezantohemi me lloje të ndryshme të artizanateve dhe arteve të ndryshme. Ky është panairi i parë jashtë Ulqinit dhe jam shumë i kënaqur edhe me mikpritjen që se kemi pas askund tjetër", tha Ramis Hajdari, Organizator.

"Hera e parë që vij në Tetovë mirëpo interesimi është pak i vogël por mirë duket. Ka komunikime, njihemi me njëri-tjetrin. Unë sjellë veshje kombëtare tradicionale do punime moderne të çantave por kryesisht me veshje kombëtare", u shpreh Florin Byqyti, Prizren.

"Prezantohem me prodhimet e mia, endje të qilimave, vij nga rrethi i Shkodrës kemi vazhduar traditën e vjetër të zonës, dhe e punojmë shumë me përkushtueshmëri mundohemi ta ruajmë dhe ua transmetojmë vazhdimisht vajzave të reja", deklaroi Nebie Qotaj, Shkodër.

Publiku tetovar e ka pritur shumë mirë këtë panair, duke u shprehur se ai i kujton traditat tona të veshjeve tradicionale, nga të gjitha trojet shqiptare.

"Duhet me pas sa më shpesh, mendoj se nuk kemi harru ka familje që e përcjellin kombëtaren", tha një vizitor.

"Gjithmonë duhet me pas dhe duhet mos me i ndru kurrë, çdo gjë e kombit na intereson", u shpreh një tjetër vizitor.

Panairi i sotëm është organizuar nga shoqata e artistëve dhe artizanëve Globusart nga Ulqini në bashkëpunim me komunën e Tetovës. Ai do të jetë i hapur në qendër, edhe ditën e sotme, ndërsa dy ditët e tjera, do mbahet në Galerinë e Arteve Pamore në Tetovë. Bashkim Sulejmani