Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot mbi akuzat për korrupsion ndaj kryebashkiakut të Vlorës, Shpëtim Gjika, të cilat bashke edhe me faktet Rama i ka quajtur "tepër të rënda".

"Shpëtim Gjika është mik dhe figurë e lartë e PS në krye të një prej qyteteve më të rëndësishëm të Shqipërisë. Akuza tejet e rëndë dhe faktet tejet të rënda. Të gjithë ndihemi keq nga abuzimi dhe duam të shpresojmë se një abuzim kaq skandaloz me detyrën nuk qëndron", ka thënë paraprakisht Rama.

Por pas keqardhjes, kryeministri ka deklaruar para publikut se "ndihemi të detyruar ndaj 1 milion shqiptarëve, që na zgjodhën për të luftuar korrupsionin në të gjitha nivelet, se sot kërkojmë nga drejtësia të kryejë detyrën pa asnjë lloj pengese".

"Ne duam ta shohim Shpëtim Gjikën të çliruar dhe të provojë se s'ka të bëjë me akuzat. Por ne nuk do bëhemi mbyroja politike e asnjë të akuzuari as sot, as kurrë", theksoi Rama.

"Duam Shqipëri të drejtë dhe të barabartë për këdo dhe me këdo. Dhe në radhë të parë kur akuza drejtohet ndaj nesh dhe për ndonjërin nga ne", theksoi Rama.