Surprise Me!

Ademi mohon marrjen e kompetencave nga Todorov: "Ishte marrëveshje"

2015-08-21 2 Dailymotion

Ministri i ambientit jetësor Abdilaqim Ademi ka mohuar zërat se ministri i shëndetësisë Nikolla Todorov po përzihet në kompetencat e tij. Një ditë më parë, Todorv promovoi aparatin mobil për matjen e cilësisë së ajrit duke kërcënuar me gjoba për ndotësit. Sot, ministri Ademi tha se kontrolli i ajrit është nën kompetencë të ministrisë së Ambientit, por në këtë rast bëhet fjalë për marrëveshje mes dy ministrive, dhe pëlqim të tij është vendosur që furnizimin publik me aparatet matëse të ndotjes, ta bëjë ministria e Shëndetësisë.<br /><br />"Marrëveshja ose qëndrimi i qeverisë ishte që të furnizohemi ose të blejmë dy aparatura të njëjtë mirëpo unë propozova që këtë ta bëjë vetëm një institucion, dhe në këtë rast ministria e Shëndetësisë ...Ne kemi themeluar edhe një Komitet për Mbrojtjen e Ambientit dhe Shëndetësisë dhe aty i diskutojmë të gjitha temat ku atë Komitet e bashkë-udhëheqin dy ministrat dhe aty i hapim tema të ndryshme jo vetëm për ajrin por edhe për çështje të tjera. Besoj që janë formalitete çështjet e konferencave me median dhe promovimeve të tilla, më me rëndësi është furnizimi dhe mbrojtja e qytetarëve nga ndotësit", tha Abdylaqim Ademi, ministër i mjedisit jetësor.<br /><br />Ministri Ademi tha se shumë shpejt do të hapet edhe një tjetër thirrje për furnizim publik ku përveç matjes së cilësisë së ajrit do të matet edhe cilësia e ujit dhe tokës, ndërkohë që për të gjithë ndotësit do të vijojnë gjoba, nga 4 deri në 10 vjet burg. Aparatet matëse do të vendosen pranë objekteve që çlirojnë tymra apo lëndë toksike, dhe do të matin nivelin e ndotjes mbi përllogaritjen e përbërjes kimike të grimcave në ajër. Melihate Rustemi

Buy Now on CodeCanyon