Ndërpriten kërkimet në mimierën e Berogozdës në komunën e Dardhasit në Pogradec. Burime nga policia lokale kanë bërë të ditur se, fillimisht kishin marrë informacion se, në minierë kishin mbetur dy të rinj, Ardian Hamolli dhe Sokol Trakolli.

Por njëri prej tyre, Ardian Hamolli u gjet, ndërkohë që po vazhdonin kërkimet për Sokol Trakollin.

Policia dhe forcat e shpëtim-minierës kanë vazhduar edhe kërkimet mëngjesin e sotëm për të riun, por ato janë ndërprerë rreth orës 08:30 minuta të mëngjesit të sotëm, pasi familjarët e Trakollit kanë njoftuar se, ai nuk ndodhej në minierë.

Ata fillimisht kishin dyshuar se, ai ndodhej bashkë me Hamollin, por më pas disa miq i kanë marrë në telefon se, ai ndodhej me ta.