TIRANE- Hije të forta dyshimi janë ngritur për shkelje të ligjit lidhur me miratimin e lejës së ndërtimit të pallatit në pronësi të Xhafer Isufit, vjehrrit të kryetarit aktual të bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, njëherësh dhe kreut të Partisë Demokratike.

Sipas, burimeve pranë prokurorisë së Vlorës, ndërtimi i pallatit, ka marrë spunto nga dy vendime të paligjshme, ku i pari bën fjalë mbi një akt-teknik dhe plan urbanstik tërësisht të paligjshëm të kryer nga shefi i urbanistikës, tashmë i pandehuri Odhise Zoto, si dhe një vendim tjetër që i ka ndezur dritën jeshile për ndërtimin e pallatit, që është vendimi i KRRT-së në bashkinë e Vlorës.

Ky vendim është miratuar nga anëtarët e këtij këshilli, dhe më pas kryebashkiaku Shpëtim Gjika ka vendosur firmën e tij, duke i hapur rrugën ndërtimit të objektit që në qytetin e Vlorës njihet si "pallati i Lulzim Bashës".

Gazeta "Shqiptarja.com", disponon të plotë vendimin e KRRT-së, në të cilin është vendosur miratimi i lejës së ndërtimit për vjehrrin e Lulzim Bashës, Xhafer Isufi dhe Xhuvi Serxhi, të cilët evidentohen si pronarë trualli. Leja për pallatin