Surprise Me!

Ivanov nuk ka dëgjuar deklaratën e Ahmetit

2015-08-21 0 Dailymotion

Presidenti Gjorge Ivanov nuk ka dijeni për deklaratat e Ali Ahmetit, përfshirë edhe atë për mos gëzimin e mbështetjes së BDI-së nëse ai do të ri-konkurronte si kandidat për president në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Ivanov theksoi se ende nuk ka arritur në një vendim mbi të ardhmen e tij në këtë garë të mundshme, por garantoi se në momentin e duhur, do të njoftojë edhe opinionin publik.

"Kur do të vij moment do t'ua kumtojë vendimin qytetarëve... Nuk e di atë deklaratë", tha Gjorge Ivanov, president.

Duke komentuar edhe qëndrimin e Ahmetit, një ditë më parë, se emri mund të zgjidhet shumë shpejt, kreu i shtetit theksoi se gjithnjë ka qenë realist në këtë drejtim. Ai tha se mbështet plotësisht deklaratën e fundit të ndërmjetësit Metju Nimic, se të gjitha propozimet janë në tryezë dhe se problem kryesor mbetet përdorimi i emrit të ri.

"Që kur kam ardhur në këtë funksion, asnjëherë nuk kam qenë pesimist dhe as optimist. Çdoherë kam qenë realist! Dhe nëse jemi realist, e dimë deklaratën e fundit të ndërmjetësit Nimic i cili është më i mirinformuar për procesin... ndaj nuk kam asgjë për të shtuar apo për të hequr nga deklarata e tij", u shpreh Gjorge Ivanov president.

Sa i përket shfuqizimit të vendimit gjyqësor për Kezharovskin, presidenti Ivanov tha se do të veprojë në bazë të qëndrimeve që do të vijnë nga ministria e Drejtësisë. "Veprimi im do të bazohet edhe në vendimin që do të marrë komisioni që trajton këto çështje brenda presidencës, kuptohet nëse ka një iniciativë të tillë", theksoi Ivanov. Gjyltene Rexhallari

Buy Now on CodeCanyon