Të hënën nis punën Gjykata Adminsitrative. Këshilli i Lartë i Drejtësisë zhvilloi sot një takim me trupën e gjyqtarëve të kësaj gjykate.

Elvis Cefa, nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë deklaroi se funksionimi për herë të parë në vendin tonë i kësaj gjykate do të hapë një etapë të re për sistemin e drejtësisë. Ai u ka kërkuar gjyqtarëve të jenë të drejtë dhe modest me qytetarët, pasi pritshmërirtë janë të mëdha.

"Nga e hëna shpresojmë të nisë një ere ë re. Për herë të parë nis funksionimi i një gjykate që është konceptuar si garanci e shtuar me publikun në marrëdhënien e tij me administratën shtetërore. Pritshmëritë e publikut ndaj jush janë të mëdha mos i zhgënjeni. Jini model. Nuk do të bëjmë kompromis me askënd në kurriz të së drejtës"- tha ai.

Kastriot Selita, kryetar i deleguar i Apelit në Gjykatën Administrative tha se kjo gjykatë krijon një dimension të ri të qytetarit me drejtësinë.