Një agjent federal i sigurisë është vrarë dhe disa njerëz të tjerë janë plagosur pasi një person qëlloi me armë zjarri në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Anxhelesit. Administrata e sigurisë së transportit TSA tha se tre prej punonjësve të saj kishin marrë plagë të rënda, dhe njëri prej tyre kishte humbur jetën, për të cilin tha se ishte 39 vjeçar dhe quhej Gerardo Hernandez. Ndërkohë i dyshuari si autor i vrasjes dhe plagosjeve, për të cilin FBI-ja tha se ishte 23 vjeccari Pol Antoni Çanka, u plagos nga policia me një plumb në gojë dhe një këmbë si dhe u arrestua.

"Policia në aeroport ka vërejtur sulmuesin dhe filluan të shtënat. E plagosën atë dhe e arrestuan. Bëhet fjalë për personin Poll Entoni Çanka, 23 vjeçar nga Llos Angjelles. Punohet në drejtim të funksionimit të të gjitha terminaleve", deklaroi Erik Garseti, kryetar i Llos Angjellesit.

Shefi i policisë së Los Anxhelesit Patrick Gannon tha para reporterëve se një autor i vetëm hyri në terminalin 3 në orën 9:20 sipas orës lokale. I dyshuari nxori një armë automatike nga çanta dhe filloi të hapte zjarr në terminal në brendësi të aeroportit të tretë më të madh në Amerikë. Më tutje, Çanka thuhet se ka vajtur drejt një zone ku kishte kontrolle të sigurisë dhe vazhdoi të qëllonte. Zyrtarët thanë se në ato çaste një kaos i madh ka pushtuar pasagjerët dhe punonjësit e sigurisë. Policia tha se ishte një fat i mirë që autoritetet arritën ta vinin përfund të dyshuarin sepse në çantë ai kishte më shumë se sa 100 municione.

"Nga incidenti ishin ndërprerë gjithsej 746 fluturime. Vetëm 45 nga ato fluturime mund të drejtoheshin në destinacione tjera", tha Xhina Meri, menaxher i aeroportit.

Rreth 746 fluturime në mbarë Shtetet e Bashkuara u prekën nga ky incident dhe 46 avionë të tjerë u detyruan që ndërronin itinerarin e fluturimit. Presidenti Obama ka shprehur shqetësim në lidhje me vrasjen dhe plagosjet, por ka thënë se ai do t'ia lë forca të rendit që të flasin mbi çështjen. Alsat-M