Serbët e pjesë veriore të Kosovës për herë të parë kanë dalë në zgjedhjet që organizohen nga institucionet e Kosovës. Ato po mbahen në një atmosferë të tendosur për shkak të thirrjeve të strukturave të caktuar për bojkotin e tyre. Bëhet fjalë kryesisht për ish drejtuesit e strukturave paralele të cilët vlerësojnë se me daljen në votime serbët faktikisht do të njohin shtetësinë e Kosovës. Por, me vlerësime të ndryshme kanë dalë partitë që kanë vendosur të marrin pjesë në zgjedhje. Ato thotë se këto zgjedhje kanë rëndësi pasi serbët përherë të parë do të kenë strukturat legjitime të pushtetit lokal që do të vazhdojnë të kenë lidhshmëri me institucionet e Serbisë. Në garë për marrjen e pushtetit lokal në komunat populluara me serbë është lista serbe që ka mbështetjen e Beogradit dhe partitë që deri më tani kanë qenë pjesë e institucioneve të Kosovës.

"Këta njerëz dëshirojnë që çdo gjë të dështojë, të shkaktohet rrëmujë. Unë nuk e kuptoj destruktivitetin e tillë. Kjo është e planifikuar mirë, e paguar mirë, por cilave forcave shkatërruese iu duhet që zgjedhjet të dështojnë, këtë nuk e kam të qartë. Por jam i sigurt se zgjedhjet nuk mund të dështojnë dhe se ato tashmë kanë filluar. Njerëzit kanë votuar në mëngjes, kurse disa kanë votuar para dhjetë ditëve. Pra, bojkoti si i tillë nuk ka kuptim, vetëm mund të na dëmtojë neve, nuk ka dobi, por vetëm dëm të madh....", theksoi Oliver Ivanoviq.

"Ashtu siç kam deklaruar këto zgjedhje kanë rëndësi shumë të madhe historike për mbijetesën e bashkësisë serbe në Kosovë. Unë kam shfrytëzuar të drejtën e votës dhe i ftoj që këtë ta bëjnë të gjitha ata që ende kanë dilema për këtë proces të rëndësishëm zgjedhor", tha Vuçina Jankoviq, Kandidat për Komunën e Zveçanit.

"Të gjithë ata që bëjnë thirrje për mos unitet, për përdorim të dhunës, punojnë për realizimin e interesave të shqiptarëve të Kosovës andaj të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë dhe duhet t'ia bëjmë me dije fqinjëve, miqve apo atyre që për shkak të obstruksioneve të ndryshme nuk kanë mundur të dalin në zgjedhje se një veprim i tillë rrezikon interesat shtetërore dhe nacionale. Të gjitha institucionet e Serbisë kanë bërë thirrje për dalje në zgjedhje dhe ky shans historik duhet të shfrytëzohet. Alternativë tjetër nuk ka, ne nuk duhet të lejojmë që satelitet e Prishtinës të marrin kontrollin mbi komunat serbe", theksoi Marko Gjuriç, këshilltar i kryeministrit të Serbisë.

Sipas autoriteteve të Beogradit pas zgjedhjeve të sotme lokale pritet të formohet Bashkësia e komunave serbe e cila parashihet me Marrëveshjen e 19 prillit midis Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri Daçiq ditë më parë pat deklaruar se kjo bashkësi do të ketë Kuvendin dhe Kryetarin e saj. Alsat-M