Surprise Me!

BFI lëshon certifikatën për 'Standardin Hallall'

2015-08-21 9 Dailymotion

Standarde kombëtare apo fetare. Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë (BFI) paralajmëron se do të përpiqet që standardin 'HALLALL', ta bëjë kombëtar dhe jo vetëm standard ushqimor fetar. Me shkëputjen e bashkëpunimit prej gati para një vit e gjysmë me BFI-në e Bosnjës rreth zbatimit të këtij standardi, nga muaji shtator BFI-ja e Maqedonisë ka themeluar Agjencinë për Standardin Hallall. Nga atje thonë se nuk ka ngecje në lëshimin e kësaj certifikate dhe se janë formuar të gjitha organet për certifikim. Po ashtu janë angazhuar edhe konsulentë për zbatimin e standardit Hallall, kurse ka edhe kontrata me laboratorë të autorizuar në vend për të kontrolluar nëse përbërësit janë Hallall dhe nuk kanë substanca të ndaluara Haram.

"Me themelimin e Hallall Standardit nga Agjencioni për Hallall Standardin ne kemi dërguar njoftime gati në të gjitha asociacionet evropiane për Hallall Standard, njëkohësisht dhe bëhemi si anëtarë të atij asociacioni, për arsye se asociacioni për Hallall standard i Evropës është si një organ referent për hallall standardin në Evropë. Vet ajo që ne ishim të thirru në shtator në samitin ndërkombëtarë për hallall standard në Malajzi tregon qartë se institucionet më ët larta të hallall standardit dhe ato me përvojë veç na kanë pranua si anëtarë i barabartë me ato sa i përket hallall standardit", tha Driton Dikena , drejtor i Vakëfit të BFI të RM

Nga BFI thonë se janë në kontakt me të gjitha odat ekonomike në vend dhe se tashmë dihet tarifa se sa kushton një certifikatë. Sipas Dikenës, çmimet janë më të ulëta se më parë, kurse qëllimi është që ky standard të ngjitet në nivel kombëtar.

"Qëllimi ynë kryesor është gjithsesi që ky standard të mos mbetet vetëm si një standard fakultativ që kryen vetëm obligimin fetarë por të bëhet një standard i obligueshëm ligjor me të cilin Maqedonia do të mundeshe ta fus në atë pjesë të vete të standardeve nacionale. Një gjë të tillë nga agjencionet e ndryshme e ka Malajzia, eventualisht edhe Bosnja e Hercegovina. Nuk e kanë fillue, nuk e pranojnë si standard ndërkombëtarë fetarë, shtete tjera si standard nacional të tyre, ne do të dëshirojmë edhe jemi në kontakt me institutin e standardizimit për ta bërë edhe këtë. Shpresojmë si një bashkëpunim të frytshëm dhe me një vullnet të mirë, ne do t'ia arrijmë më në fund gjithë kësaj", tha Driton Dikena , drejtor i Vakëfit të BFI të RM.

Nga BFI thonë se me marrjen e certifikatës HALLALL, kompanitë nuk do të kenë pengesa për eksportin e produkteve në të gjitha vendet e botës. Goran Temenugovski

Buy Now on CodeCanyon