Gazetar Elkier Bushkolaj. Etnografi, kulturë dhe histori që rikthen sërish në muze, do të përfaqesojnë sërish traditën e Mirditës. Keto kostume janë punime dorë dhe mënyre krejt tradicionale, ndërsa i përkasin një brezi prej më shumë se 600 artistësh që kanë përformuar ndër vite. Transformimi në muze pas 23 vitesh harresë i kësaj godine është prezantim për një zonë të tërë me plot histori dhe etnografi. Drejtori i muzeut në qytetin e rreshenit Gjok Pepa shpjegon se me hapjen e tij, ky institucion ka terhequr tej mase vemendjen e vizitoreve. <br /><br />Nëpërmjet këtyre 2 muzeve prezantohet historia, kultura dhe jeta e mirditës në periudha të ndryshme, kjo si një memorie për brezat, dhe forcimit të identitetit kombëtar. Godina e muzeut etnografik është rikonstriktuar pas 23 vitesh amortizim me fonde të donatorëve të huaj duke u kthyer e vizitueshme për turistët.
