Gazetar, Elkier Bushkolaj. Vetëm para pak vitesh godina e pallatit të kulturës në qytetin e Rreshenit e kishte humbur funksionin e saj.

Shkak për këtë u bë mungea e vëmendjes nga ana instancave përkatëse, të cilat fondet për kulturën në Mirditë nuk I kishin kurrë në axhendat e tyre.

Por tashmë falë punës këmbëngulëse të drejtuesve të këtij institucioni dhe kontributit financiar të bijëve kryesisht emigrantë të kësaj krahinë, kjo casje ka ndryshuar.

Pallati i kulturës tashmë ështe kthyer në qëndrën e artit dhe aktiviteteve kulturore të kësaj krahine, teksa përvec rikonstruksionit total të abjenteve të tij, është hapur për herë të parë salla e arteve figurative.

Kthimi në identitet i pallatit të kulturës ka rikthyer në qytetet gjallërimin e jetës kulturore dhe në sallë artdashësit mirditore.

Ndërkohe edhe prania e vizitoreve të huaj në ambjetete pallatit të kulturës, të cilët kërkojnë të njihen me historinë dhe traditat e kësaj zonë nuk përmbën më një risi.