Një 22-vjeçar nga qyteti i Durrësit ka qenë objektiv i një atentati të dështuar, ndërsa dy efektiv të policisë rrugore, dëshmitarë të ngjarjes, nuk kanë ndërhyrë për të neutralizaur situatën

Dardan Imeraj banor i lagjes 4 në qytetin bregdetar është përfshirë në një konflikt me shtetasit, Adem Allçi dhe Adi Allçi, babë e bir, të cilët i kishte edhe fqinj.

Pasi kanë debatuar me fjalë dy pjesëtarët e familjes Allçi kanë qëlluar me pistoletë në drejtim të 22-vjecarit, i cili ndodhej në një lokal aty pranë, por predhat e plumbave nuk kanë prekur shenjestrën.

Dy atentatorët kanë mundur të largohen nga vendi i ngjarjes, ndërsa vetem pak ore më pas ka rënë në pranga Adem Allçi.

Ndërkohë policia ka shapllur në kërkim të birin e tij, i cili mësohet se është edhe personi që ka shkrehur armën.

E gjitha skena e krimit ka ndodhur në prani të dy efektivëvë të polocisë rrugore, të cilët nuk kanë ndërhyrë për zgjidhjen konfliktit.

Burime pranë policisë së Durrësit bëjnë më dije se ndaj dy efektivëve është marrë masa e pezullimit nga detyra, ndërsa nuk ka të dhëna për identitetine tyre.

Të njëjtat burime pohojnë se vetëm pak kohë më par shtetasi Adem Allçi ka pasur një konflikt me të atin e 22-vjeçarit dhe kjo është pista ku policia e Durrësit po përqendron hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur në një ndër zonat më të frekuentuara të qytetit bregdetar,teksa kalimatër e shumtë janë traumatiziuar.