TIRANË - Do të jetë Shqipëria vendi ku do të shkatërrohen armët kimike siriane apo jo? Përgjigja ka ardhur nga Pol Walker, në një deklaratë të bërë për Al Jazeerën. Drejtori i programit, të Green Cross International, Walker ka treguar se, të premten do të zyrtarizohet edhe vendi ku do të dërgohen armët kimike siriane dhe sipas tij, ky vend do të jetë Shqipëria.<br /><br />Gjatë emisionit Stream në televizionin e Katarit, Walker ka qenë i ftuar bashkë me ekspertë të tjerë, të cilët bashkë me të janë shprehur skeptikë se, pse është zgjedhur Shqipëria si vendi ku do të shkatërrohen këto armë kimike. <br /><br />Sipas Walker, "gjëja më e rëndësishme është që kudo që të bëhet ky procves, të jetë i sigurtë, çka do të thotë se nëse do të ndodhë shkatërrimi, kudo, në Shqipëri, Rusi, SHBA, apo në Indi, duhet të jetë i sigurtë".