TIRANË - Shqipëria është përfshirë nga protesta qytetare dhe debate politike për mundësinë e sjelljes së armëve kimike siriane në vendin tonë.

Qindra qytetarë, ambientalistë, studentë përfaqësues të shoqërisë dhe nxënës të shkollave të mesme të kryeqytetit prej orës 09:20 po protestojnë në kryeqytet kundër sjelljes së armëve kimike siriane në Shqipëri.

Fillimisht jashtë Parlamentit dhe më pas para Kryeministrisë protestuesit vazhdojnë të thërrasin "jo armëve kimike", Jo Hiroshimës në Shqipëri nesër është vonë".

Fillimisht për gati 1 orë u protestua para godinës së Parlamentit më pas rreth orës 11:00 protesta u zhvendos para godinës së kryeministrisë, ku ende vazhdon.

Rreth orës 14: 20 Ish kryeministri Berisha dhe kryetari i PD-së, Lulzim u përzënë nga protuestuesit e vendosur para kryeministrisë. Protestuesit kanë bënë thirrje për të mos politizuar kauzën dhe e i kërkuan të largohen