Surprise Me!

Derisa Xhaferi heshtë, në mbrojtje avancohen maqedonasit

2015-08-21 11 Dailymotion

ALSAT-M sot edhe zyrtarisht i është drejtuar Komisionit për Mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik për rastin e heshtjes së Ministrit të Mbrojtjes, Talat Xhaferi. Ai tani më prej dhjet ditëve hesht dhe nuk dëshiron ti përgjigjet pyetjeve të Televizionit ALSAT-M mbi përfaqësimin e shqiptarëve në njësitin elitar ushtarak 'UJQIT'.

'Nëse në afat prej 30 ditëve një institucion nuk i përgjigjet kërkesës me shkrim, sipas Ligjit për qasje të lirë deri tek informacionet me karakter publik do të gjobitet në të holla edhe atë në vlerë prej 30 deri në 50 mijë denarë'.

Ndryshe ALSAT-M gjithashtu pyet ministrin Xhaferi se a është i saktë informacioni se në Agjencinë për Zbulim dhe Kundërzbulim që operon në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes janë të punësuar vetëm 5 shqiptarë dhe se vetëm para tre javëve po Xhaferi ka avancuar në gradë 13 pjesëtarë të këtij agjencie?
Sipas burimeve të ALSAT-M, Ministri, Talat Xhaferi ka ngritur në gradë këta ushtarak: Sllobodan M. dhe Zoran S. prej gradës nënkolonel tani janë avancuar në kolonel, Nikolçe T. prej gradës major është bërë nënkolonel, ushtarakja Violeta G. prej kapetan është emëruar në major, Zoran I. dhe Ivica T. prej major janë bërë nënkolonel, ushtaraku Vlladimir A. prej togerit është avancuar në kapetan, Igor J. prej major është ngritur në gradën nënkolonel, Zhelko P. prej kapetan është avancuar në major, Pançe N. dhe Nikollçe P. prej gradës major janë avancuar në nënkolonelë si dhe Kire M. prej kapetan është emëruar në major.

Ministri i Mbrojtjes Talat Xhaferi dje edhe pse doli para gazetarëve në një konference për shtyp, ai refuzoi të përgjigjet në pyetjet e Televizionit ALSAT-M. Pyetjet që janë me interes për opinion e gjerë ALSAT-M në formë të shkruar sot i ka nisur edhe kabinetit të ministrit Xhaferi. Valmir Kuçi

Buy Now on CodeCanyon