TIRANE- Qeveria dhe opozita janë përplasur sot në komisionin e Integrimit sa i takon shkarkimeve të zyrtarëve në Drejtorinë e Ministrisë së Integrimit. Sharkimet sipas opozitës cënojnë statusin kur në muajin dhjetor 24 vendet anëtare pritet ti thojnë po përfshirjhes së shqipërisë në BE.

"Ne do ta ndjekim ristrukturimin në të gjitha institucionet. Në rast se ka shkrirje apo largim nga puna, ose doëngredim të drejtorive të Integrimit të Minsitrive të linjës ky është sinjali i parë i efektivit të shtryrjes së ligjit të nëpunësit civil, ai alarm të cilin opozita e ka ngritur me kohë. "- tha deputetja e PD-së, Majlinda Bregu

"Ne kemi folur dhe me delegacionin e BE-së dhe kemi marrë miratimin e tyre për ristrkuturimin e ministrisë dhe shpresojmë që do të jetë struktura më e mirrë funksionale"- tha ministrja e Integrimit Gjosha.

Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha , e thirrur për të raportuar ne komisionit e integrimit , është pyetur dhe për procesin e integrimit , në kushtet kur Komisioni Europian , do t'i rekomandojë Keshillit te Ministrave të BE-së dhënien e statusit të BE-së.