TIRANE- Kryetari i Kuvendit Ilir Meta e ka cilësuar me bazë reale shqetësimin e qytetarëve lidhur me çështjen e lëndëve kimike të Sirisë. I ftuar në studio, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta është ndalur edhe tek përftimet apo humbjet e vendit nga mosshkatërrimi i armëve kimike.

Kreu i Kuvendit, tha se përfshirja në një proces të tillë nëse do kihsim kapacitetet e duhura, do të rriste reputacionin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, ndërsa ka theksuar se "shqetësimi i qytetarëve nuk ishte pa baza reale, pasi ata duhet të informoheshin".

Nga ana tjetër Meta ka shtuar se "kryeministri Rama ka shqyrtuar të gjitha mundësitë dhe hapësirat se sa mund të kontribuonte Shqipëria për paqen në botë".

I pyetur nga gazetari Ilir Babaramo lidhur me votën e tij për këtë çështje, Meta tha se nuk mund të mbante një qëndrim, pasi nuk ka patur një projektligj apo vendim nga ana e qeverisë, por çështja ishte në nivel propozimi apo bisedimesh.

Sa i takon kryesimit të PD, duke iu referuar bisedës me ish-kryeministrin në seancën e kaluar të Kuvendit, Meta tha: Përderisa u ula afër zotit Berisha, besoj se e kam kuptuar.

Pas diskutimeve dhe protestave të vazhduara lidhur me rrezikun që mund të përbënte për vendin tonë sjellja dhe shkatërrimi i lëndëve kimike të Sirisë, si dhe protestave në mbarë vendin, kryeministri Edi Rama, dha përgjigjën e mosrpranimit të këtyre lëndëve, pasi Shqipëria nuk ka kapacitetet e duhura për reailizmin e procesit.