Surprise Me!

A1 Report - Pianisti italian Enrico Pierenunzi rrëfen emocionet e vizitës në Tiranë

2015-08-21 1 Dailymotion

TIRANE- Pianisti Enrico Pieranunzi, një nga protagonistët më të shquar të skenës ndërkombëtare të muzikës "jazz", do të interpretojë në datën 20 nëntor në orën 19:00 në ambientet e Universitetit të Arteve. Pieranunzi do të jetë pjesë e edicionit të parë të Festivalit Ndërkombëtar Pianodrom i cili do të sjellë emra të njohur të muzikës "jazz" nga mbarë bota. Pianisti ka mbërritur në Tiranë, nën kujdesin e Institutit Italian të Kulturës, ndërsa për mikrofonin e "A1 Report" rrëfen për vizitën e tij të parë në Shqipëri.

"Isha shumë kurioz për një vend i cili po zhvillohet gjithnjë e më shumë. Jam i kënaqur që jam këtu. Festivali Ndërkombëtar i Pianodromit është me të vërtetë një panoramim planetar mbi muzikën që luhet në piano. Ka qenë dhe miqësia me drejtoreshën Fulvia Venezianin, e cila është treguar mjaft e sjellshme. Ne jemi takuar në Romë, ne jemi miq.

Ndërsa më pas më pas ajo më tha që është transferuar në Tiranë e atëherë më ftoi këtu. Unë me shumë kënaqësi pranova dhe tani jam këtu", u shpreh pianisti Enrico Pieranunzi.

I pyetur rreth performancës dhe risive që do të sjellë për publikin shqiptar, Pieranunzi theksoi se veçantia e tij kryesore, krahas lëvrimit të muzikës klasike dhe asaj "jazz", është edhe fakti se ai improvizon në çdo koncert të tij.

"Para dhjetë ditësh unë interpretova në festën e kinemasë në Romë, ndërsa nesër do të jetë ndryshe, unë çdohere improvizoj ndryshe", tha pianisti.

Gjithashtu për nder të 20-vjetorit të vdekjes së regjisorit Federico Fellini, ai do të luajë pjesë në piano nga muzika e filmave të njohur të regjisorit të madh italian.

Buy Now on CodeCanyon